Ballkani pret Viktoria Plzen

10 months ago 32
20:03 29/11/2023

Ndeshja në “Air Albania”, Daja: Duam fitore

Ballkani i Suharekës do të zhvillojë mbrëmjen e së enjtes në stadiumin “Air Albania” një ndeshje tepër të rëndësishme për ecurinë në grupet e Conference League.

Takimi me Viktoria Plzen që e ka siguruar kualifikimin si vendi i parë u zhvendos nga Prishtina në Tiranë për shkak të kushteve të fushës të stadiumit “Fadil Vokrri”.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja qëndron me këmbë në tokë edhe pse renditja ia lejon të shpresojë pasi me kundërshtarët e tjerë janë shumë pranë me pikë.

Ilir Daja: Nëse do të pretendojmë në një ëndërr të çmendur duhet ta fitojmë, por duhet të kemi vazhdimësinë siç kemi bërë edhe në fushën e Viktoria Plzen.

Me një përvojë të madhe në kupat e Europës fillimisht me Skënderbeun dhe më pas me Ballkanin, Bajram Jashanica thotë që sfidat duhen e marrë me radhë.

Bajram Jashanica: Jemi ende në garë dhe t’i marrim ndeshjet një nga një.

Ballkani renditet në vendin e tretë me pikë të barabarta me të dytin ku ndodhet Astana, ndërsa në fund është Dinamo Zagreb, kundërshtari i fundit në grupet e Conference League.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article