Ballkani rikthehet si lider në Superligë me fitoren komode përballë Lirisë

6 months ago 7

Ballkani është rikthyer si lider në Albi Mall Superligën e Kosovës, pas fitores 2-0 në shtëpi ndaj Lirisë.

Kampioni në fuqi e nisi më mirë ndeshjen, duke krijuar shanse për gol, por që mbrojtja mysafire ishte në nivelin e lartë.

45 minutat e parë përfunduan pa gola, derisa e dyta kishte pothuajse pasqyrën e asaj të parës, por që u shënua dy gola.

Ishte minuta e 68-të e takimit, kur Nazmi Griupshi realizoi për 1-0, për ta hapur më shumë sfidën.

Edvin Kuc e vulosi fitoren e Ballkanit, kur realizoi për 2-0 në minutën e 90+2-të.

Pas javës së 28-ë, Ballkani është rikthyer si lider me 56 pikë, dy më shumë se Llapi dhe Drita, ndërsa në xhiron e 29-të do të takohet me Feronikelin. /Telegrafi/

Read Entire Article