Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

5 months ago 6

Vitor Roque pati një start të ngadaltë të aventurës së tij me Barcelonën, teksa Xavi Hernandez e përdori atë në mënyrë sporadike gjatë katër muajve të tij të parë në Kataloni.

Përkundër këtij fakti, 19-vjeçari u shpreh i lumtur në daljet publike, dhe e kuptoi se pjesa e dytë e sezonit po përdoret për ta ndihmuar atë që të adaptohet më shumë me futbollin spanjoll.

Për shkak të kësaj, Roque nuk e ka në plan që të largohet në huazim gjatë verës, por realiteti mund të jetë krejtësisht ndryshe.

Siç raporton Mundo Deportivo, Barcelona mund të mbetet e detyruar që të largojë përkohësisht nga ekipi brazilianin për të financuar blerje të reja.

Pritshmëritë ishin që Roque të transferohej tek Barcelona gjatë verës, por transferimi i tij nga Athletico Paranaense u përshpejtua pas lëndimit të rëndë të Gavit, që bëri që të krijohej hapësirën në kufirin e pagave.

Gavi do të rikthehet përsëri në ekip sezonin e ardhshëm, që do të thotë se Roque nuk do të regjistrohet si lojtar i Barcelonës, siç qëndrojnë gjërat.

Nëse Barcelona nuk arrin që të krijojë hapësirë në buxhetin e pagave, atëherë do të mbeten të detyruar që të gjejnë një ekip të ri për brazilianin. Një huazim po shihet si opsioni më i mundshëm, ani pse qëllimi i Xavit do të jetë që ta mbajë atë pjesë të ekipit edhe për edicionin e ardhshëm./Telegrafi/

Read Entire Article