Barcelona do të bëj tjetër përpjekje për transferimin e Dani Olmos

11 months ago 24

Barcelona nuk e largon nga lista mesfushorin ofensivë spanjoll Dani Olmo tani e dy vite.

Mesfushori ofensivë po shkëlqen në elitën e futbollit gjerman me fanellën e RB Leipzig, derisa pëlqehet shumë nga trajneri Xavi Hernandez.

25-vjeçari luan në pozitën e mesfushorit të avancuar, por ai paraqitet shumë mirë edhe si sulmues anësorë dhe trajneri Xavi Hernandez e dëshiron për krahun e djathtë të sulmit.

Mundo Deportivo ka raprotuar se katalunasit nuk e kanë harruar ish-yllin e La Masias dhe synojnë ta rikthejnë atë në Kataluni në vitin 2024.

Olmo është larguar nga akademia e Barcelonës në vitin 2014 për te Dinamo Zagreb dhe ka katër vite që është pjesë e Leipzig.

Përkundër se ka pësuar një lëndim që do ta mbajë jashtë fushave deri në fund të këtij viti, Olmo në shtatë ndeshjet e para ka shkëlqyer me gjashtë gola e një asistim.

Olmo gjithmonëka shprehur gatishmërinë për tu rikthyer te Barcelona, megjithatë nuk do të jetë e lehtë pasi Leipzig e vlerëson rreth 60 milionë euro.

Githsesi përveç Barcelonë në garë për reprezentuesin spanjoll janë edhe Chelsea, Machester City, Real Madrid dhe PSG. /Telegrafi/

Read Entire Article