Barcelona mund ta arrijë ‘transferimin e pamundur’ – por duhet të bëjnë një sakrificë

5 months ago 11

Barcelona është lidhur me një transferim të mesfushorit të Villarrealit, Alex Baena, tash e disa kohë dhe duke marrë parasysh formën fantastikë të 22-vjeçarit këtë sezon, nuk është befasi që bisedimet janë përshpejtuar.

Baena udhëheq listën e lojtarëve me më së shumti asistime në elitën e futbollit spanjoll këtë sezon, por klauzola e tij e lirimit prej 60 milionë eurosh mund të jetë një pengesë për blaugranasit.

Siç ka raportuar Sport, çmimi i Baenas mund të ulet në 40-45 milionë euro, një shumë e cila do të ishte vështirë e përballueshme për blaugranasit, duke marrë parasysh se lojtari nuk është një prioritet për ta.

Sidoqoftë, Villarreali janë të interesuar për një numër të lojtarëve të rinj të Barcelonës, dhe përfshirja e ndonjërit prej tyre në marrëveshje do të ishte diçka që do ta bënte ‘Nëndetësen e Verdhë’ ta ulte çmimin e spanjollit.

Përveç çmimit të kartonit të tij edhe interesimi nga klubet angleze si Aston Villa, mund të paraqesë problem për blaugranasit.

Për momentin nuk është e qartë se a do të avancojnë bisedimet për transferimin e Baenas, por është e sigurt se lojtari është në listën e dëshirave të Xavit për afatin kalimtar veror./Telegrafi/

Read Entire Article