Barcelona po punon me rinovimin e kontratës për yjet e skuadrës. Dy prej tyre janë Gavi dhe Pedri, respektivisht 20 dhe 21 vjeç.
Vetë drejtori sportiv i katalanasve, Deko, ka konfirmuar se lojtarët në fjalë do të rinovojnë.
“Rinovimi i Pedrit do të vijë. Ai dëshiron të ketë sukses me Barcelonën dhe të shkruajë historinë këtu”, u shpreh për 21-vjeçarin.
“Gavi personifikon çdo gjë që Barça është. Është special. Është vetëm 20, por luan si 26, kështu që marrëveshja e re po vjen”, tha dhe për lojtarin tjetër Deko.
Kontratat e të dy lojtarëve përfundojnë në vitin 2026.