Në pengesën për të hyrë në sallën e Kuvendit, deputetët e opozitës duan të përfshijnë edhe kolegët e mazhorancës.
Teksa Garda ka bllokuar hyrjen e Kuvendit për deputetë e përjashtuar të Partisë Demokratike, këta të fundit po pengojnë edhe deputetët e Partisë Socialiste për të hyrë brenda.
Deputeti Gazment Bardhi u përplas me Olta Xhaçkën dhe nuk e lejoi të futet brenda. Shumë shpejt do të japësh përgjigje në SPAK, iu drejtua Bardhi Xhaçkës, ndërsa socialistja e quajti burracak.
Bardhi: Nuk është hyrja: hajdutët brenda, të ndershmit jashtë. As me investime strategjike, as me fonde AZHPR-je,
Xhaçka: Unë e di shumë mirë si e do përgjigjen, por nuk e meriton
Bardhi: Përgjigjen do ta japësh në SPAK
Xhaçka: O legen, o burracak
Bardhi: Shumë shpejt do ta japësh përgjigjen në SPAK. Bëji gati kyçat e dorës. Shumë shpejt, shumë shpejt!
Top Channel