Basha takim me zv/presidentin e IRI: Lufta kundër korrupsionit prioritet, mbështesim SPAK, vetingu i politikanëve domosdoshmëri

1 year ago 13

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti sot në selinë e Partisë Demokratike,  zëvendëspresidentin e Institutit Republikan Ndërkombëtar, Scott Mastic.

Në takim u diskutua për rolin e rëndësishëm që kjo organizatë luan në promovimin dhe zhvillimin e demokracisë në vendin tonë dhe në botë.

Kënaqësi të prisja sot Zëvendës Presidentin e Institutit Republikan Ndërkombëtar, Scott Mastic.

E falënderova për bashkëpunimin dhe mbështetjen e Institutit Republikan Ndërkombëtar për ndërtimin e kapaciteteve të Partisë Demokratike dhe kthimin e saj në alternativë qeverisëse dhe promovimin e demokracisë në Shqipëri.

Biseduam për prioritetet e Partisë Demokratike, luftën kundër korrupsionit, zgjedhjet e lira, transparencën dhe llogaridhënien politike dhe përfshirjen e sa më shumë të rinjve dhe grave në politikë.

Korrupsioni është pengesa më e madhe për zhvillimin e vendit dhe krijimit të mundësive për të rinjtë, për të ndërtuar jetën e tyre në Shqipëri.

Në këtë kuadër theksova mbështetjen e Partisë Demokratike për SPAK-un dhe angazhimin përmes nismave ligjore në parlament për të kontribuar në luftën kundër korrupsionit, veçanërisht në nivelet më të larta. Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare, apo janë investuar kudo nëpër botë duhet t’u kthehen shqiptarëve.

E njoha zotin Mastic edhe me platformën për luftën kundër korrupsionit dhe për reformën zgjedhore, lista të hapura, vetting për politikanët, vota e diasporës, President nga populli etj.

U ndala edhe te vëmendja e veçantë që po i kushtohet përfshirjes së sa më shumë grave dhe të rinjve gjatë procesit të riorganizimit të Partisë Demokratike,  për trajnimin e të cilëve një kontribut të rëndësishëm po jep edhe IRI.

I prezantova edhe projektin e Aleancës Qytetare për Demokracinë, i cili është koalicioni ynë për të çliruar ekonominë dhe për të çuar përpara ndryshimet që presin shqiptarët”- tha Berisha.

Top Channel

Read Entire Article