“Bashkëpunimi Berisha-Bardhi, ka prodhuar normalitet”, Alfred Lela për situatën në PD: Basha shijon gostinë, paratë i paguan…

1 year ago 30

Balkanweb app Get it on Google Play

Alfred Lela në një intervistë për rubrikën “Opinion” në News24, foli për situatën përçarëse brenda Partisë Demokratike dhe zgjedhjet e pjesshme në Kukës.

Lela u ndal te bashkëpunimi mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ku tha se ka prodhuar normalitet. Sakaq u ndal te kryetari i PD-së, Lulzim Basha ku tha se po shijon gostinë, ndërsa paratë i paguan kryeministri Edi Rama.

“Bashkëpunimi Berisha-Bardhi ka prodhuar normalitet. Deputetët që kanë dalë në siglën e demokratëve janë bashkë, përveç atyre 10-11. Ky është kthim në normalitet. Për pjesën që mbajnë vulën apo siglën, e dinë prej nga vjen dhe k do shkojë, si dhe qëllimet. Kjo ndihmon vetëm Ramën dhe qeverisë, si në tema të propagandës por edhe të të mbajturit në pushtet. Është një makinë me dy timonë, por Basha s’ka timon. Timon e ka Rama. Basha sa më intereson mua është ai që shijon gostinë, harxhet janë të demokratëve dhe paratë i paguan ai që ka më shumë pushtet, e dihet që është Rama”, tha Lela.

Lela komentoi zgjedhjet në Kukës, ku fitoi kandidati i Partisë Socialiste me më shumë se 5000 vota diferencë nga ai i opozitës. Në lidhje me këtë Lela tha se shqiptarët preferojnë ata që shkelin ligjin në zyrë, referuar skandalit seksual të ish-kryebashkiakut, Safet Gjici.

“Si ka mundësi që pas një skandali të tillë, referuar Safet Gjicit, në një qytet të tillë që shquhet për vlera të caktuara, ndodh që forca politike që përfaqëson atë person arrin të pesëfishojë rezultatin. Kuksianët, shqiptarët duan ata që shkelin ligjin në zyrë, bëjnë skandale. Këtu ka një habi”, përfundoi Lela.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article