Deputetja Jorida Tabaku, në fjalën për ligjin për Prefektin, tha se ligji për prefektin sipas saj bën vetëm disa rregullime kozmetike dhe nuk prek problemet reale që hasen në pushtetin vendor.
Ajo tha se Tabaku është kthyer në një paguese pagash dhe dhënëse lejesh ndërtimesh.
Sipas saj duhet një reformë e plotë dhe tërësore për të hequr pushtetin vendor nga duart politike.
“Ligji ka disa kohë që diskutohet që të vijë dhe kur erdhi u tërhoq shkarkimi i kryetari të bashkisë, që ishte instrument që do ushtrohej në abuzim nga qeveria.
Reforma Territoriale, në zbatimin e një reforme gjysmake nuk u preku të tre nivelet, nuk preku qarqet, por veç komunat dhe bashkisë.
Sot ardhja e ligjit të prefektit që bën disa rregullime kozmetike, për mua zoti Balla, por ju them është një ligj rutinë që nuk rregullon decentralizimin.
Zbatimi i reformës, një sërë shërbimesh nuk ofrohen në shërbimin lokal, si ai i emergjencave civile. Nëse do flisnim sot për një reformë të mirëfilltë do flisnim për decentralizimin dhe gabimet e reformës territoriale duhet të konpensoheshim.
Qeveria ka krijuar de facto tre rajone, veri, qendër dhe jug, në lidhje me ofrimin e shërbimeve.
A kemi një strategji se çdo të ndodhë me përthithjen e fondeve në nivel lokal?
Nuk ka njerëz që të ofrojnë shërbimet minimale në bashki, jo më kur kemi të bëjmë me projekte europiane.
Pushteti lokal me reformën territoriale sot kishte nevojë për një vështrim integral të përgjithshëm.
Na bëtë thirrje për disa elementë për sigurinë, bashkia e Elbasanit ka një komitet për koordinimin e sigurisë. Ka vite që e kanë bashkitë. Legjislacioni nuk ka asnjë të re në këtë drejtim.
Sot prefekti ka dështuar në territor dhe të riparojmë një ligj të tillë nuk ndryshon.
Pushteti vendor duhet hequr nga si thjeshte një paguese pagash e rrogash dhe dhënëse lejesh ndërtimi.
Reformë e plotë dhe tërësore për të hequr pushtetin vendor nga duart politike”, tha Tabaku.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb