Bashkoi 3 ministri në 1, Rama: Nuk u bë për largimin e Margaritit, por për krijimin e një strukture të re

9 months ago 21

Pas përfundimit të mbledhjes dy ditore të qeverisë në Shëngjin, kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë me gazetarët, ku foli për detajet dhe ndryshimet në qeveri.

Rama u pyet për krijimin e Ministrisë së Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës. Në lidhje me shkrirjen e ‘Kulturës’, Rama tha se Ministria e re nuk u krijua për të larguar Elva Margaritin nga posti, por për krijimin e një strukture të re.

“Kam thënë më shumë se  një fjalë për këtë. Ministria e re nuk u krijua për të larguar zonjën Margariti, por krijimin e një strukture të re. Duke ecur më shpejtë dhe thyerjen e kufijve tradicionalë. Sektori institucional  që mbulon ekonominë ka nevojë për një shtysë të re të fortë, pasi janë një sërë sfidash që kërkojnë vëmendje të madhe. Inovacioni kërkon një drejtim që nuk mund ta bëjë kush tjetër përveç se një ministrie ekonomie. Jo vetëm që të koordinojë institucionet e tjera.”, u shpreh Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article