Bastiset federata spanjolle e futbollit dhe disa shtëpi – shtatë të arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash

7 months ago 6

Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF) është bastisur nga policia sot (e mërkurë) në mëngjes në lidhje me dyshimet për korrupsion, bazuar në ‘kontratat e parregullta’ gjatë pesë viteve të fundit.

Lajmi shpërtheu rreth mesditës të sotme se selia e Federatës Spanjolle të Futbollit ishte bastisur nga policia për dokumente dhe prova mes pretendimeve për pastrim parash.

Siç raporton Diario AS, urdhri është dhënë nga e njëjta gjykatë që po heton kontratat e nënshkruara midis RFEF dhe Arabisë Saudite në lidhje me Superkupën e Spanjës.

Kontaktet fillestare mes të dyve u negociuan nga Kosmos, një kompani në pronësi të Gerard Pique. Këto kontrata përfaqësojnë të ardhura prej 40 milionë euro në vit për RFEF.

🚨 De momento hay siete detenidos y cinco investigados por los contratos para llear la Supercopa a Arabia Saudí

🔴 Te contamos la última hora del registro en la sede de la RFEF
https://t.co/XBOSTYnCFb

— MARCA (@marca) March 20, 2024

Përveç bastisjes, janë bërë shtatë arrestime dhe bastisje në disa shtëpi të tjera punonjësish dhe ish-punonjësish janë bërë njëkohësisht.

Arrestimet nuk u bënë në ambientet e Federatës në Las Rozas në pjesën e jashtme të Madridit.

Një nga ato shtëpi i përket ish-presidentit të RFEF-it, Luis Rubiales, i cili u pezullua nga FIFA dhe qeveria spanjolle, ndërsa ata prisnin rezultatet e akuzave të tij për sulm seksual. Policia shkoi në shtëpinë e tij në Granada për të kërkuar prova, por ende nuk besohet të jetë arrestuar. /Telegrafi/

Read Entire Article