Kryeministri Edi Rama ka bërë batuta gjatë një takimi me pensionistët në Korçë, ku foli për skemën e bonusit dhe rritjes së pensioneve. Në përfundim të fjalës së tij, Rama tha se do të dëgjojë edhe pensionistët, duke iu kërkuar që të mos shajnë.
“Vetëm te Fevziu shahet”, i tha një pensionist, ndërsa Kryeministri u shpreh se “Fevziu është i vetmi që mund të bësh debat”.
“Fevziu të na rrojë sa malet se e kemi të vetmin që mund të bësh debat. Ai është opozita, të tjerët për debat s’ke ku i gjen për debat”, tha Rama.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb