Bayern Munich blen shokun e skuadrës së Uzuni

10 months ago 41
23:30 06/12/2023

Bryan Zaragoza i kushton 13 milion Euro, prezantimi sezonin e ardhshëm

Bayern Munich mendon për sezonin e ardhshëm. Bavarezët prenotuan për edicionin 2024-2025 sulmuesin 22-vjeçar, Brian Zaragoza. Kampionët e Bundesligës gjermane arritën akordin me Granadën për të marrë në skuadër shokun aktual të Myrto Uzunit tek skuadra spanjolle. Zaragoza ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me gjigantin gjerman deri më 30 Qershor të vitit 2029.

Prezantimi i tij do të mbërrijë Korrikun e muajit të ardhshëm, teksa për kartonin e tij, Bayern pagoi rreth 13 milionë Euro, pa përfshirë këtu bonuset në varësi të paraqitjeve të spanjollit në fushën e lojës.

Performanca e mirë në këtë sezon, ku mori edhe thirrjen në kombëtaren spanjolle bindi Bayernin për të investuar tek sulmuesi i të ardhmes. Zaragoza kryeson garën e driblimeve këtë sezon në Spanjë, ndërsa ka shënuar 5 gola dhe dhuruar dy asistime në 14 ndeshje me skuadrën e Granadës. 22-vjeçari luan shumë mirë në të dy krahët e sulmit, për të shtuar kështu alternativat dhe mundësinë për minuta te skuadra gjermane.


Të ngjashme

Read Entire Article