Bayern Munich e do me çdo kusht, por Wirtz ka një klauzolë të madhe largimi nga Bayer Leverkusen

10 months ago 11

Florian Witz mund të bëj ëndrrën e tij realitet që të luaj për Bayern Munichun dhe atë qysh në verën e vitit 2024.

Mesfushori i avancuar gjerman është një nga talentët më të mëdhenj në botë dhe natyrisht se është në krye të listës së dëshirave të Bayern Munich.

Megjithatë bavarezët nuk do ta kenë aspak të lehtë të nënshkruajnë me të, pasi gjermani i ri ka kontratë afatgjate me Leverkusenin dhe ka një klauzolë largimi.

Gazeta gjermane ‘Bild’ bën të ditur se ekziston klauzolë largimi mes ‘Aspirinave’ dhe mesfushorit në të cilin theksohet se ai ka të drejtë të largohet para vitit 2027, periudhë kur i përfundon kontrata vetëm nëse mbërrin shifrën mbi 120 milionë eurove.

Pas shpenzimit prej 150 milionë eurove në afatin kalimtar veror, duket thuajse e pamundur që klubi më i titulluar në Gjermani të shkojë edhe njëherë në këtë shumë të parave.

Megjithatë bavarezët nuk do të heqin dorë nga mesfushori i talentuar dhe do të bëjnë të pamundurën për transferimin e tij.

Për lojtarin interesim kanë shprehur edhe dy gjigantët spanjollë Real Madrid dhe Barcelona, por edhe Manchester City dhe Liverpool.

20-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 19 ndeshje zyrtare ku ka arritur gjashtë gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë. /Telegrafi/

Read Entire Article