Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

5 months ago 11

Sky Sport sjell lajmin e fundit nga Bayern Munich, i cili mesa duket ka vendosur të zgjidhë përfundimisht çështjen e trajnerit të ri për sezonin e ardhshëm.

Prej kohësh dihej se Thomas Tuchel do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni, ndërsa në orët e fundit kanë nisur negociata intensive me Hansi Flick.

Drejtuesit e gjigantëve gjerman kishin bisedime me Xabi Alonso, Julian Nagelsmann, Ralf Rangnick dhe Zinedine Zidane, por asnjëri nuk erdhi, me ish-trajnerin e tyre që do të ketë një shans të dytë.

🚨Excl. News Hansi #Flick | His return to FC Bayern is now a concrete topic. Bayern wants him. First talks have started!

Flick is fundamentally ready for the return.

Bayern is also considering other options, just to be prepared. @SkySportDE 🇩🇪 pic.twitter.com/jjGcdLEwT7

— Florian Plettenberg (@Plettigoal) May 10, 2024

Siç raporton Sky, Flick ka treguar se është i gatshëm të rikthehet në stol dhe nga sot negociatat mes dy palëve për një bashkëpunim të ri do të vazhdojnë.

Ajo që tifozët e Bayern Munich janë të kënaqur është fakti se plani është të emërojnë legjendarin Miroslav Klose si asistentin e parë të Flick.

Klose ka luajtur 150 ndeshje me fanellën e Bayern Munich dhe ka shënuar 53 gola dhe është një nga sulmuesit më të mirë në historinë e kombëtares gjermane me 71 gola në 137 paraqitje.

🚨🆕 News #Klose | There is the idea for the former world-class striker to become one of the assistant coaches if Hansi Flick indeed returns to FC Bayern as head coach!

➡️ Discussions with Flick have begun as revealed

➡️ Toni Tapalovic is also part of the plans. The former… pic.twitter.com/1WAEmN1cue

— Florian Plettenberg (@Plettigoal) May 10, 2024

Sa i përket Flickut, ai më parë e drejtoi Bayernin nga nëntori 2019 deri në verën e vitit 2021 dhe emërimi i tij i fundit ishte si trajner në bankinën e Gjermanisë, i cili përfundoi në shtator të vitit të kaluar.

Me Bayern Munich, Flick fitoi dy tituj kampion gjerman dhe një trofe në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/ 

Read Entire Article