Bayern Munich fut Sacha Boey në listën e dëshirave për krahun e djathtë

9 months ago 25

Bayern Munich ka shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit 23-vjeçar Sacha Boey, i cili aktivizohet në radhët e Galatasaray në Turqi.

Pas nënshkrimit me Eric Dier, drejtuesit e klubit gjerman e kanë fokusuar vëmendjen e tyre në objektiva të tjerë për të përforcuan mbrojtjen, veçanërisht krahun e djathtë.

Duke marrë parasysh që Noussair Mazraoui është i angazhuar në Kupën e Kombeve të Afrikës, bavarezët do të jenë pa një mbrojtës të djathtë për një kohë të konsiderueshme.

Për këtë arsye transferimi i Boey është bërë një prioritet për Bayernin, njëherësh edhe për të ofruar konkurrencë në atë pozicion në momentin që Mazraoui rikthehet në ekip.

Boey ka 29 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon për Galatasaray ku ka shënuar dy gola.

Ai ka lënë mbresa të mira tek bordi i klubit gjerman, kryesisht edhe falë paraqitjeve të tij në arenën evropiane, e veçanërisht në dy ndeshjet ndaj Bayernit në Ligën e Kampionëve.

Kushtet personale thuhet se nuk do të jetë një problem mes Bayern dhe Boey, por problem po shihet shuma e lartë që mund ta kërkojë Galatasaray për lirimin e tij.

Sidoqoftë, momentalisht favorit për kalim tek Bayerni është Nordi Mukiele dhe vetëm në rast se transferimi i tij në Gjermani dështon, atëherë Boey do të konsiderohej si plan emergjent./Telegrafi/

Read Entire Article