Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

5 months ago 11

Thomas Tuchel mund të mbetet në bankinën e Bayern Munichut, ndonëse të dy palët kanë njoftuar tashmë se do të ndahen në fund të sezonit.

Pasi nuk arritën të bindin Ralf Rangnik, për të marrë drejtimin e skuadrës në verë dhe më parë Julian Naglesmann i refuzoi, bavarezët mbetën me mundësi të kufizuara për zgjedhjen e trajnerit të ri.

Tani Thomas Tuchel në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes me Stutgartin ka thënë se mund të anulohet përfundimi i kontratës mes dy palëve.

“Është rënë dakord për zgjidhjen e kontratës. Ky është një fakt. Por, siç e shihni, çdo pakt mund të anulohet me marrëveshje të ndërsjellë. Sepse ne kishim një kontratë dhe ramë dakord për ta shkëputur atë. Por, gjithçka është e mundur”, ka thënë Thomas Tuchel.

🚨🔴 Tuchel on chances to change his mind like Xavi: “We have an existing contract and have agreed that we will terminate it earlier. 𝙀𝙫𝙚𝙧𝙮𝙩𝙝𝙞𝙣𝙜 𝙞𝙨 𝙖𝙡𝙬𝙖𝙮𝙨 𝙥𝙤𝙨𝙨𝙞𝙗𝙡𝙚, but the answer is the same”.

“The agreement stands. The agreement exists”. pic.twitter.com/Ly3ChgHLnN

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 3, 2024

I pyetur për trajnerët e shumtë që përmenden si pasardhës të tij, Tuchel nuk deshi të thellohej shumë në këtë temë, por e bëri të qartë se, nga këndvështrimi i tij, gjiganti bavarez nuk ka humbur asnjë pikë tërheqëse dhe se shumë trajnerët duan t’i bashkohen Bayern Munichut.

Kujtojmë se Thomas Tuchel mbërriti te Bayerni në mars të vitit të kaluar, pasi Julian Nagelsmann u zëvendësua.

Në 57 ndeshje në stolin e klubit bavarez, ai ka një mesatare prej 2.04 pikësh për ndeshje.

Të mërkurën e ardhshme, Bayern Munich  do të luajë kundër Real Madridit ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi ndeshja e parë në Mynih përfundoi në barazim 2-2. /Telegrafi/

Read Entire Article