Bayern Munich solli një përforcim që e pagoi miliona euro, por shkaktoi konfuzion të vërtetë: Pse ai mori numrin e fanellës së Harry Kane

8 months ago 11

Pas më shumë se një muaji negociata, Bayern Munich solli futbollistin e ri suedez Jonah Kusi-Asare dhe prezantimi i tij shkaktoi konfuzion të vërtetë mes tifozëve.

Kusi-Asare është një 16-vjeçar që Bayern Munich dëshiron ta sjellë prej javësh. Negociatat ishin shumë të tensionuara dhe në fund ai u pagua 4.5 milionë euro, plus 2 milionë bonuse për AIK-un suedez. Gjithashtu klubi suedez do të ketë një pjesë në shitjen e radhës të këtij sulmuesi të talentuar.

Futbollisti i ri krahasohet me Zlatan Ibrahimovicin, ndërsa sot i është prezantuar me fanellën e Bayern Munich dhe numri “nëntë” në shpinë.

Servus und herzlich willkommen beim #FCBayern, Jonah! 🔴⚪️#MiaSanMia https://t.co/io84jV7oEC

— FC Bayern München (@FCBayern) February 1, 2024

Asgjë nuk do të ishte e çuditshme këtu nëse bavarezët nuk do të prezantonin me të njëjtin numër përforcimin më të madh të fundit.

Natyrisht, golashënuesi më i mirë i Bundesligës, Harry Kane, e mori “nëntën” në gusht dhe ishte e pazakontë për të gjithë që Kusi-Asare mori të njëjtin numër.

Diskutimet dhe konfuzioni në rrjetet sociale shkuan aq larg sa disa përmendën se Kane ishte i pakënaqur në Bayern Munich dhe se ai mund të largohej nga klubi në fund të afatit kalimtar.

Shpjegimi erdhi më vonë. Kusi-Asare mori numrin 9-të, por në skuadrën e dytë të Bayernit dhe të juniorëve, në të cilën do të performojë në fillimet e karrierës.

😵😵😵 Kusi-Asare "Gets" Kane's Number 9 Kit: https://t.co/ImxP4OkuHt

— Footy Headlines (@Footy_Headlines) February 1, 2024

Së shpejti, ai duhet se do të ketë një shans edhe në ekipin e parë të bavarezëve, por aty do të luajë me një numër tjetër. /Telegrafi/

Read Entire Article