“Baza ajrore taktike në Kuçovë operacionale brenda pranverës”, NATO për News24: Kanë mbetur disa detaje nga punimet

9 months ago 35

NATO konfirmoi zyrtarisht për News 24 se baza ajrore taktike e saj në Kuçovë do të jetë krejtësisht operacionale brenda muajit mars 2024. Zyrtar i NATO-s, Paul Daniel Nöllke përgjigj duke thënë se baza ajrore taktike në Kuçovë do të mbyllë punimet në muajin janar për t’ju transferuar më pas Ministrisë së Mbrojtjes Shqiptare, por ende mbeten disa detaje nga punimet për të inaguruar hapjen e saj. Agjencia e NATO-s për Mbështetjen dhe Prokurimet është ajo që menaxhon zbatimin e punimeve për Shqipërinë.

“Kjo agjenci ka konfirmuar ndërkohë se punimet në bazën ajrore taktike të Kuçovës janë drejt përfundimit, por kanë mbetur vetëm disa detaje për tu mbyllur deri në fund të muajit janar. Më pas gjithë infrastruktura do t’i transferohet Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare sapo të përfundojë dhe të pranohet certifikimi përfundimtar dhe vënia në punë. Kjo do të ndodhë me shumë gjasa këtë pranverë.”, -shprehet zyrtari i NATO-s për Neës 24.
Baza ajrore taktike do të shërbeje për misione operacionale të Aleancës në rajon për t’u dislokuar me shpejtësi. Nöllke thotë për News 24 se kjo pas bërjes operacionale kjo bazë do të ndihmojë operacionet ajrore te NATO-s ne Europë.

https://www.youtube.com/watch?v=ql7EU6-KzL4

“Pas përfundimit, baza ajrore do të luajë një rol të rëndësishëm për të ndihmuar operacionet ajrore të NATO-s siç është ruajtja e hapësirës ajrore nga Greqia dhe Italia. Baza do të shërbejë për të mbështetur misionet e Forcave të Paralajmërimit të Hershëm dhe Kontrollit Ajror të NATO-s mbi territorin shqiptar.”-shprehet zyrtari i NATO-s për News 24.

Investimi në këtë bazën ajrore taktike të NATO-s arrin vlerën e rreth 45,8 milionë euro dhe konsiston rindërtimin e pistës dhe kullës së kontrollit, në ndërtimin e depove të armatimit, ato të karburantit, stacioneve të armatimit, parkingut të avionëve dhe të stacionit kundër avarive dhe zjarreve.

Ministria e Mbrojtjes kishte deklaruar se punimet në bazën e ajrore do të përfundonin në vjeshtën e vitit 2023 por mesa duket afatet nuk janë respektuar sipas parashikimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article