BE do të hapë bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë

10 months ago 15

Liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar të fillojnë bisedimet për anëtarësim e Ukrainës dhe Moldavisë.

Kështu ka thënë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili ka dhënë edhe disa detaje për disa shtetet të tjera.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili e ka përshkruar këtë si një “fitore për Ukrainën” dhe një “fitore për të gjithë Evropën”.

“Një fitore që motivon, frymëzon dhe forcon”, shkroi ai në rrjetet sociale.

This is a victory for Ukraine. A victory for all of Europe. A victory that motivates, inspires, and strengthens. https://t.co/zk44CeL5Ui

— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) December 14, 2023

Kujtojmë se ky është një njoftim i befasishëm, duke marrë parasysh se Hungaria ka kërcënuar me bllokimin e vendimit në një takim dyditësh në Bruksel.

Gjithashtu Këshilli Evropian i ka dhënë statusin e kandidatit Gjeorgjisë, ka njoftuar zyrtari evropian përmes platformës X.

Ndryshe, Bashkimi Evropian do të hapë bisedimet me Bosnjë-Hercegovinën sapo të arrihet shkalla e nevojshme e përputhshmërisë me kriteret e anëtarësimit dhe ka ftuar komisionin të raportojë deri në muajin mars me qëllim të marrjes së një vendimi të tillë. /Telegrafi/

Read Entire Article