Begaj pret kryetari e Parlamentit të Arabisë Saudite, u diskutua për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare

4 months ago 3

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim Kryetarin e Parlamentit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Sh. T. Dr. Abdullah Mohammed Ibrahim Al-Sheikh.

Biseda u fokusua në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe në bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare.

Presidenti Begaj shprehu mirënjohje për ndihmën humanitare dhe financiare që Arabia Saudite i ka dhënë Shqipërisë ndër vite.
Në takim është vlerësuar fakti se intensifikimi i kontakteve të nivelit të lartë përgjatë viteve të fundit ka dhënë rezultat në forcimin e bashkëpunimit ekonomik, teksa Presidenti Begaj shprehu bindjen për avancimin e kësaj agjende dypalëshe.
Presidenti i Republikës i përcolli Kryeparlamentarit saudit përgëzime për mbështetjen ndaj Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ndërsa theksoi nevojën e lobimit të Arabisë Saudite me ato shtete të Organizatës së Bashkëpunimit Isamik (OIC) dhe të Ligës Arabe që ende nuk e kanë njohur atë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article