Begaj vizitë zyrtare në Azerbajxhan! Takim me homologun, Ilham Aliyev

1 year ago 37
Reklamë

Presidenti Bajram Begaj ka mbërritur në Azerbajxhan, ku ndodhet për një vizitë shtetërore me ftesë të homologut të tij, Ilham Aliyev.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Begaj ka publikuar disa momente nga takimi i përbashkët me Aliyev, duke e falenderuar këtë të fundit për pritjen miqësore.

“Faleminderit miku im President Aliyev për pritjen shumë miqësore!

Teksa Shqipëria dhe Azerbajxhani festojnë 30 vjet marrëdhënie diplomatike, bashkëpunimi mes dy vendeve është më i fortë se kurrë!”- shkruan Begaj.

Vizita e Begajt në Azerbajxhan vjen në 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Dy presidentët tashmë ndodhen në një takim të përbashkët në rezidencën Presidenciale, në përfundim të të cilit do të ketë edhe një prononcim të përbashkët rreth çështjeve që u diskutuan. Begaj dhe Aliyev do të mbajnë deklaratat reciproke për media në orën 10:30.

Top Channel

Read Entire Article