Spanjollët mposhtin me përmbysje Getafen, shënon edhe Joselu
Jude Bellingham shndërrohet edhe njëherë në heroin e Real Madrid. Mesfushori i blerë në këtë merkato vere ishte sërish vendimtar për klubin mbretëror, në fitoren me përmbysje 2-1 përballë Hetafes. Los Blancos e nisin jo siç duhet derbin e qytetit, pasi një ish si Mayoral kaloi në epërsi Hetafen. Gjithsesi, reagimi i Real Madrid ishte i befasishëm në fraksionin e dytë të lojës.
Joselu i ofruar në skuadër në këtë sesion të merkatos barazoi llogaritë me një gol të përcaktuar vetëm nga sistemi VAR. Atëherë kur u duk se gjithçka po shkonte drejt një barazimi, ishte i përhershmi Bellingham që i dhuroi fitoren Real Madrid.
Anglezi përfitoi nga një pakujdesi e portierit për të shënuar golin me vlerën e 3 pikëve. Rrjeta e pestë në katër sfida me fanellën e Real Madrid për mesfushorin që ruan kështu vijueshmërinë e nënkampionëve të Spanjës. Pas katër javësh, Real Madrid numëron 12 pikë të plota në renditje.
Klan News
Të ngjashme