Bellingham, lojtari më i shtrenjtë

9 months ago 22
20:58 05/01/2024

Në një studim të Observatorit të Futbollit

Jude Bellingham do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë në botë nëse ndonjë klub do të përpiqej që ta blente atë.

Ky është përfundimi i studimit të Observatorit të Futbollit CIES, që ka kryer hulumtimin e tij më të fundit në një përpjekje për të parashikuar vlerën e transferimi të mundshëm të yjeve të futbollit anebanë botës.

Kjo u llogarit duke parë vlerën e më shumë se 6,000 marrëveshjeve të transferimeve dhe çmimet e paguara në të kaluarën për futbollistë me karakteristika të ngjashme.

Pas hulumtimit të kryer, rezultoi se Bellingham kryeson listën me një vlerë transferimi që vlerësohet 267.5 milion €.

20-vjeçari ka shkëlqyer që pas tranferimit te Real Madidi, duke u dalluar me golat e tij vendimtarë.

“Los Blancos” kanë paguar në total për anglezin rreth 134 mln Euro te Borusia Dortmund.

Anglezei që fitoi Trofeun Kopa si lojtari më i mirë në botë U-21, në 22 takime, ai ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë 5 asiste.

Në vend të dytë është ylli i Mançester Sitit Erling Haaland me një vlerë prej €251.2m i ndjekur nga dy xhevahiret e tjera të Realit, Vinicius Junior €250.3m dhe Rodrygo €247.9m.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article