Bellingham ofendoi në mënyrë skandaloze Greenwoodin gjatë ndeshjes, u raportua menjëherë në La Liga

8 months ago 30

Lojtarët e Real Madridit festuan një fitore të vlefshme 2-0 ndaj Getafes në kuadër të xhiros së 20-të të La Ligës, por lëvizja skandaloze e Jude Bellingham ishte në qendër të vëmendjes pas ndeshjes.

Kamerat kapën detajin kur lojtari më i mirë i Real Madridit e quajti “përdhunues” ish-lojtarin e Manchester United pas një dueli të padëmshëm me Mason Greenwood.

Pas vërshëllimës së fundit, Cadena SER raporton se Getafe u kërkoi delegatëve të La Ligës që shkeljen e Bellinghamit ta përfshinin në raportin zyrtar të ndeshjes, gjë që më pas mund të hapë një hetim për incidentin.

JUDE BELLINGHAM literally called MASON GREENWOOD a RAp!st
This is very unprofessional ❌❌❌ pic.twitter.com/2McfEO3apP

— Krusz UTD (@kruszmartins) February 2, 2024

Bellingham, nëse akuzohet dhe shpallet fajtor nga La Liga, mund të përballet me një pezullim të mundshëm, megjithëse ende nuk dihet nëse do të fillojë procedura.

Greenwood u transferua në Spanjë në afatin e verës pasi United kreu një hetim të brendshëm dhe arriti në përfundimin se 22-vjeçari duhet të ringjallë karrierën e tij diku tjetër.

Getafe have asked La Liga representatives to include the word Jude Bellingham used about Mason Greenwood in the match report. [@ellarguero]

Jude Bellingham after tackling Mason Greenwood called him a “ra*ist” pic.twitter.com/C5doo3335A

— Football Talk (@FootballTalkHQ) February 2, 2024

Anglezi ia doli shumë mirë me fanellën e Getafes, pasi përjetoi një agoni të vërtetë për shkak të akuzave për tentativë përdhunimi, kontrolli, sjellje të dhunshme dhe dëmtime fizike ndaj të dashurës së tij në atë kohë.

Greenwood u pezullua nga Djajtë e Kuq më 30 janar 2022 dhe u lirua nga të gjitha akuzat në shkurt 2023 pasi një dëshmitar kyç i prokurorisë u tërhoq. /Telegrafi/

Read Entire Article