Benzema zhgënjehet tek Al Ittihad: Nuk mund të fitoj i vetëm

6 months ago 4

Sezoni nuk ka përfunduar ende, por Al Ittihad tashmë i ka humbur të gjitha objektivat e sezonit. Të katërtit në kampionat, 30 pikë pas liderit Al Hilal, kampionët në fuqi të Arabisë Saudite nuk e mbajtën hapin qysh në ndeshjet e para, u tradhtuan edhe nga ylli i tyre kryesor, Karim Benzema.

Sulmuesi francez nuk mundi ta mbante skuadrën me vete dhe ishte protagonist i disa episodeve që lanë gjurmë në dhomat e zhveshjes. As dje, ndaj modestëve të Al Taawon, skuadra e Gallardo nuk arriti të merrte tri pikët.

Edhe një herë penalltitë ishin dënim për Al Ittihad, me Hamdallah që humbi një tjetër mundësi nag pika e bardhë. Benzema shënoi vetëm 9 gola në kampionatin saudit, shumë larg shifrave të arritura nga Cristiano Ronaldo (29 gola). Këtë “bllokim” e shpjegon kështu francezi:

“Nuk janë të njëjtat shifra si sezonin e kaluar, sepse nuk është i njëjti klub, nuk janë të njëjtët lojtarë. Kam nevojë për ndihmë në fushë, nuk mund të fitoj i vetëm. E ardhmja ime tek Al Ittihad? Të shohim se çfarë do të ndodhë, ka shumë lajme. Tani synimi im është të jem mirë këtu”.

Read Entire Article