Berat, 18-vjeçari nga Kavaja gjendet i vdekur në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit

10 months ago 26

Një 18-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit në Berat për shkaqe ende të pa ditura. Policia sqaroi se i riu nga Kavaja ishte shtruar në këtë qendër rehabilitimi në muajin qershor.

“Sot, rreth orës 12:00, në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit, Berat, nga personeli i kësaj qendre është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Ll., 18 vjeç, banues në Kavajë, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ky shtetas, në muajin qershor 2023, është pranuar për trajtim pranë kësaj qendre, me vendim të Komisionit Qendror për Vlerësimin e Nevojave të Personave me Aftësi të Kufizuara Tiranë, duke qenë se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njoftoi policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article