Ish-kryeministri Sali Berisha lajmëroi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 2 dhjetor në orën 11:00.
Në rend dite është planifikuar të mbahet “votëbesimi i kryetarit të Partisë Demokratike dhe diskutime mbi situatën politike apo aksionin politik të Partisë Demokratike”.
Sipas njoftimit që mban firmën e Flamur Nokës shkruhet se vendimi u mor pas mbledhjes së mbajtur më 9 nëntor.
Top Channel