Berisha mori vulën e PD/ Ambasada e SHBA për News24: Pozicioni ynë i pandryshueshëm, nuk mbashkëpunojmë me persona non grata!

4 months ago 5

“Pozicioni ynë në lidhje me individët e shpallur non-grata mbetet i pandryshuar: ne nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të SHBA dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA”.

Është kjo përgjigjja e ambasadës së SHBA në Tiranë e pyetur nga News24 nëse ka një koment lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit që i kaloi vulën e Partisë Demokratike ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ambasada e SHBA këshillon edhe faktorët e tjerë politikë në vend që të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me persona të sanksionuar nga SHBA.

Deklarata e Ambasadës së SHBA

Pozicioni ynë në lidhje me individët e shpallur non-grata mbetet i pandryshuar: ne nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të SHBA dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA.

Angazhimet tona me aktorët politikë do të mbështeten fort tek përkushtimi që ndajmë ndaj së ardhmes euro-atlantike të Shqipërisë, përfshi sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Siç ka vërejtur Presidenti Biden në mënyrë të përsëritur, lufta kundër korrupsionit është një çështje e sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article