“Janë të gjithë në unison se ky vendim, bazohet në një vendim antikushtetues, anti-ligjor të mëparshëm të SKAP-it. Por cilido të jetë vendimi i parlamentit do ta respektoj”. Kjo deklaratë e Sali Berishës më 12 dhjetor që përkon me ditën kur Spak iu drejtua kuvendit me kërkesën për autorizim të arrestimit të tij nuk vlen më. Drita jeshile që dha të hënën këshilli i mandateve ka ndryshuar qëndrimin e Berishës, i cili nuk është më aq i sigurt se do të respektojë vendimin e SPAK.
“Vendimi i parlamentit merret mbi një vendim të paligjshëm, nuk mund të pranoj të ligjshëm bazën, do këshillohem me avoketërit, por denoncoj vendimin, vendimi i marrë pa shqyrtuar asnjë dokument asnjë dosje por për rëndim se kam refuzuar dhunimin e kushtetutës është marrëzia më e madhe, unë kam avoketërtit. Se me votimin e parlamentit mbyllet një cikël i këtij procesi, në këshillim do marr vendimet që duhet të marr. Paralelisht me protestat, Berisha ka nisur dhe një betejë ligjore me ata që kërkojnë arrestimin e tij. Një padi penale është bërë gati për prokurorët Arben Kraja dhe Dritan Prençi…
“Ngritja e padive penale ndaj Skapit, në pamje të parë është një akt komik.Të besosh se Skapi do të hetojë veten dhe do të gjykojë veten, është njëlloj si të besosh rrethin katror. Por, njëra anë është Skapi, anë tjetër është Kushtetuta dhe institucionet e saj. Ndaj dhe ne nuk do ngurrojmë në një seri padish penale ndaj Skapit”. Berisha nisi përpjekjet për të ndalur arrestimin duke e dërguar cështjen në Gjykatë kushtetuese, me ndihmën e grupit Bardhi. por në këto kushte kur seanca plenare është dy ditë larg për izolimin e Berishës, ai shfaqet i paqartë për hapat që do të ndjek…