Berisha në arrest në shtëpi, mbështetësit e tij mblidhen sërish poshtë pallatit të ish-kryeministrit

9 months ago 10

Dhjetëra mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha janë mbledhur edhe ditën e sotme poshtë pallatit të tij në rrugën Mustafa Matohiti.

Ata kundërshtojnë masën e sigurisë të dhënë nga GJKKO për Berishën, ndërsa më herët janë shprehur se këto mbledhje janë në solidarizim me ish-kreun e qeverisë.

Berisha, i cili ndodhet në masën e arrestit në shtëpi prej disa ditësh ka mundur të komunikojë me mbështetësit e tij përmes fjalimeve që ka mbajtur nga dritarja e banesës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article