Berisha në “Arrest Shtëpie”, Meta tregon nëse ka pasur komunikim me ish-kryeministrin

9 months ago 8

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i pyetur nga gazetarë në një konferencë për media, u shpreh se ka qenë në kontakt me ish-kryeministrin Sali Berisha ditën e djeshme.

Ai u shpreh se i ka shprehur atij solidaritetin dhe e ka konsideruar gjithçka që po ndodh me ish kryeministrin përndjekje politike të diktuar nga Edi Rama me presionet që ushtron ndaj sistemit të drejtësisë.

“Kemi përshëndetur para disa ditësh. I kam shprehur solidaritetin e plotë
Kemi të bëjmë me përndjekje politike dhe përpjekje për të minuar opozitarizmin në vend. Të gjitha diktohen nga Rama përmes kapjes së sistemit të drejtësisë dhe presioneve që ushton në këtë drejtim. Jemi shumë të qartë sa i takon Reformës Zgjedhore. Rama nuk ka interes për Reformën sepse nuk ka interes për zgjedhje të lira”, ka deklaruar ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article