Berisha: Nuk do dorëzohemi, fikja e dritave ishte e turpshme! Hapi konkret fillon tani

1 year ago 12

Në një deklaratë për mediat, Berisha ka treguar se nuk do dorëzohet dhe se hapi konkret filloi tani.

Ndërkohë ai ka vazhduar dhe me akuzat e tij, ndaj, Ramës, Ballës dhe Çuçit.

“Është refuzuar vetëm afera e portit të Durrësit, shkon minimumi 4 miliard euro, u refuzua hetimi, i Taulant Ballës dhe Edi Ramës për zhdukjen e TIMS, ju e dini që unë që 2014 kam denoncuar me dhjetëra herë udhëtimet e Olsi Ramës me mjetin e grupit të Xibrakës me të cilin transportin drogë jashtë kufirit, në librin time dixhital janë të paktën të dokumentuara 6 udhëtime të Olsi Ramës me makinë e  grupit të hakmarrjes. Janë denoncime të 54 udhëtimeve të Taulant Ballës me Edmond Begon së fundmi, kanë ardhur denoncime të reja te ballës me Pëllumb Gjokës që siç thuhet i kanë dhënë pasaportë me shërbime kolumbiane, janë të gjitha këto që qëndrojnë të satampsorua në TIMS dhe Balla e shkatërroi sistemin. Ju e vini re në komisionin parlamentare ftohen ministria për të dhënë shpjegime për abuzime, skandale, nuk paraqiten në komision, dërgojnë drejtorë, ndërsa vetë shpërfillin parlamentin, kjo është e dënueshme, nuk është parlament më, nuk funksionon.

Çuçi duhet të hetohet, a është përzënë nga Zvicra dhe pse është përzënë? Interesante për publikun janë hetimet e gazetarëve. Shkoni dhe pyesni pse është përzënë nga Gjeneva, ka qenë studente, është përzënë për drogë. Arianit Arapi pyesni kush është? Është krahu i djathtë i Tahiri në trafikoni   drogës në kohën e tij, e përzuri Fatmir Xhafa. Ky një njeri që nuk e mori Sandër Lleshi sepse e dinte që e nxinte, e ky e bëri këshilltar kryesor. Ajo sera që u kap në Berat mbikëqyrej nga Arianiti dhe Çuçi. Ai është një gënjeshtar ordiner, që nuk e di çfarë gënjen. Përfundimi do jetë fitorja. Akti i turpshëm ishte fikja e dritave. Edhe 46 po të përjashtohen, ne nuk do të dorëzohemi. Hapi konkret filloi tani. Tërheqje nuk ka më.  Nuk e njohim vendimin”, shprehet Berisha.

Top Channel

Read Entire Article