“Berisha nuk sheh një pasardhës brenda partisë”, Çipa: Opozita ka problem krijimin e një strukture të organizuar

9 months ago 16

Drejtori i News24, Aleksandër Çipa i ftuar në studion e “Open” ka komentuar situatën e opozitës në vend pas vendosjes në arrest shtëpiak të Sali Berishës.

Çipa u shpreh se opozita ka problem krijimin e një strukture të organizuar, ndërsa shtoi se aleatët e provuar në opozitë kanë hedhur idenë e krijimit të Federatës opozitare.

Ai shtoi se PD dhe PL kanë sot probleme serioze me udhëheqësinë e tyre, duke përmendur hetimet ndaj dy liderëve Berisha dhe Meta. Kjo sipas tij ka sjellë edhe pasivitetin e opozitës.

Sa i përket drejtimit të partisë nga arresti në shtëpi nga ana e Berishës, ai u shpreh se ky i fundit nuk sheh një pasardhës brenda partisë, të cilin do ta kishte deleguar në këtë rast.

“Opozita ka problem krijimin e një strukture të organizuar. Aleatë të Berishës kanë hedhur idenë e Federatës opozitare. Kjo është brengë e opozitës. PD dhe PL janë dy partitë që kanë problem serioz me udhëheqësinë. Berisha është nën hetim, ashtu si edhe Meta. Ndaj opozita është në këtë pasivitet.

Federata nuk është propozim mediatik, por ka ardhur nga aleatët e provuar. Përderisa vetë Berisha në një pikëpamje ka një diskutim edhe protagonizmi i pashfaqur i të bijës, që është shfaqje politike, sesi brenda nuk e sheh një pasardhës të tij se do e kishte deleguar. Këtu duhet të jeni të sinqertë me publikun. E diskutoni përditë pasardhësin e Berishës”, u shpreh ai mes të tjerash.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article