Berisha: Për së dyti kuqezinjtë bëjnë historinë!

11 months ago 23
20:54 17/11/2023

Kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Europian të Futbollit, Euro 2024, e ka përshëndetur edhe kryedemokrati Sali Berisha.

“Për së dyti kuqezinjtë bëjnë historinë! Lojë e bukur, barazim me Moldavinë. Kuqezinjtë pas fitoreve të tyre të mrekullueshme shkojnë me dinjitet, krenarë, të sigurt për suksese të reja në Gjermani. Urimet më të përzemërta të gjithë ekipit, yjeve të tij, kapitenit, liderit të tyre Sylvinho, arkitekt i kësaj arritje historike, fansat fantastik frymëzimi i suksesit. Urime!”, shkruajti Berisha në një postim në rrjetet sociale./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article