Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo i ftuar në studion e News 24 me moderatoren Ina Qirjo, ka folur rreth protestave e liderit të Opozitës teksa e cilëson të padrejtë masën ndaj tij.
Bozdo shprehet se Berisha po mbahet peng për një çështje e cila po hetohet për 4 vite dhe ende nuk ka një akuzë apo përfundim konkret për të.
Teksa në studio Bozdo thotë se prej disa kohësh ai mban të veshur një bluzë me mbishkrimin ‘’Lironi liderin e opozitës’’, me të cilën del në TV prej disa kohësh.
Më tej, Bozdo thotë se opozita ka denoncuar shumë afera dhe Berisha po mbahet peng politikisht vetëm që të mundohen të mbajnë të frenuar opozitën.
Bozdo:
‘’Lideri i PD, Berisha vijon të mbetet peng pa prova dhe pa fakte, ne nuk po flasim për një njeri të zakonshëm.
Ne flasim për kreun e opozitës në vend, ai mbahet i burgosur politikisht pa prova dhe pa fakte, pasi SPAK ka 4 vite që e heton atë çështje dhe ende nuk ka diçka konkrete.
Çështja e Berishës u bë pa vullnetin e tij pjesë e opozitës, por ne ndo ndërhyjmë sepse kjo është çështje që politika ka bërë ndërhyrje. Ne kemi ngritur çështje shumë të mëdha dhe denoncime të cilat sot janë nën hetime.
Ne kemi ngritur denoncime me nivele të mëdha të grabitjes së parave e pronave publike.
Protesta i tha të gjitha, sepse ne s’mund të ndajmë një kauze apo një denoncoi konkret’’,
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb