Berisha po u del shqiptarëve edhe kur hapin frigoriferin, jo më kur shohin televizionet, që ai i etiketon të Ramës

23 hours ago 21

Sali Berisha u ankua një natë më parë nga Ballkoni se televizionet po e censurojnë. Si asnjëherë më parë, ai ka sulmuar në grup TVSH, TOP Channel, Vizion + dhe KLAN-in e Aleksandër Frangajt.

Se çfarë e ka shtyrë për një sulm të tillë të paprecedent, nuk është ende e qartë. Ndonëse se ai nuk njihet për marrëdhënie miqësore ndaj shtypit dhe medias së lirë, realiteti dhe e vërteta është krejt ndryshe nga ajo që u përpoq Berisha të prezantonte.

Ai jo vetëm që nuk është i censuruar nga media, por shqiptarëve u ka ngelur pa u dalë vetëm po të hapin frigoriferin, sepse televizionet, pa kurrfarë profesionalizmi, transmetojnë pa pushim dhe pa asnjë filter të gjithë vjelljet e Berishës nga kati i 8-të.

Mjafton të shohësh raportin e Autoritetit të Mediave Audiovizive (prill 2024) lidhur me prezencën mediatike që zënë të gjithë grupimet politike, ku ajo që vihet re është hapësira e madhe që zë Berisha (42.9%), çka është më shumë se sa së bashku prezenca e pushtetit (PS, 18.41%) dhe PD së Bashës (17.51%).

Berisha po u del shqiptarëve edhe kur hapin frigoriferin, jo më kur

Përveç kësaj, mjafton të shohësh emisionet në prime-time të ditëve të fundit për të kuptuar hapësirën e madhe që ka Berisha në media.

Ndaj Berisha duhet të ndajë mendjen, nëse mediat janë të Ramës, i bie që Edi Rama do që Berisha të jetë në ekran dhe ta ketë përballë, ndërsa nëse nuk beson këtë tezë, nuk duhet të lëshojë mufka të pavërteta nga Penxhereja. TEMA.AL

Read Entire Article