Opinionisti Aleksandër Çipa, i ftuar në emisionin ‘’Open’’ në Nees 24, ka komentuar lidhur me situatën e opozitës në vend.
Çipa u shpreh se edhe pse Partia Demokratike tashmë e ka një drejtues dhe zyrtarisht ai është Berisha, ende nuk po sheh lëvizje brenda partisë.
Nuk po shoh ende një plan konkret për tu bashkuar të gjitha grupet e opozitarizmit, u shpreh Çipa.
Më tej ai shtoi se brenda Partisë Demokratike duket që eleminon alternativa e pranimit se Rama, pra kryeministri është i vetmi person që luan fijet dhe duket se ata të gjithë janë dakord me këtë.
Një pjesë e mirë e enturazhit të PD, të Berishës përflitet që përfitojnë benefite nga qeverisja, pra bipolariteti është fat i paracaktuar, u shpreh Çipa.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb