“Bërzhita e papërshtatshme për demontim”, flasin dy dëshmitarët, ish-drejtori i Logjistikës: S’jam pyetur kurrë për Gërdecin! Zjarrin e pashë me sytë e mi, nisi në….

10 months ago 25

Pas Fatmir Mediut lidhur me tragjedinë e Gërdecit, janë marrë në pyetje sot në procesin gjyqësor në GJKKO edhe dy dëshmitarë, Bardhyl Hoxha, ish-Drejtor Logjistike në Ministrinë e Mbrojtjes në 2008, dhe Sadik Sula, ish-ushtarak i cili ka punuar në këtë depo.

Gazetarja Klodiana Lala e cila ka ndjekur procesin nga afër, bën me dije për BalkanWeb se Hoxha ka deklaruar para trupit gjykues se në kohën që ka qenë Drejtor logjistike ka hartuar një memo për Bërzhitën, ku ka dalë në konkluzion se ky vend nuk është i përshtatshëm për demontimin e armëve pasi banesat kanë qenë shumë pranë. Ndërkohë sipas tij, ai nuk është pyetur kurrë për Gërdecin gjstë kohës që ka ushtruar këtë detyrë.

Ndërkohë nga ana tjetër Sula ka deklaruar se ka nisur punë në Gërdec, pasi ishte i papunë. Ai ka pohuar se ka parë më sytë e tij që zjarri ka nisur në një karrocë, që sipas tij ka pasur 2 ose 2 thasë me barut. Thënë këtë, ai lë të nënkuptohet se shpërthimi në Gërdec ka ndodhur për shkak të një gabimi njerëzor.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article