Beshiktash prezanton Fernando Santos

9 months ago 12
18:37 09/01/2024

Trajneri portugez do të drejtojë ekipin nga Stambolli, pas shkarkimit nga Polonia

Klubi turk i Beshiktashit prezantoi Fernando Santos-in si trajnerin e ri të skuadrës.

Portugezi 69-vjeçar më parë ka drejtuar kombëtaren e Polonisë, por u shkarkua pas humbjes me Shqiëprinë, me ekipin që dështoi të kualifikohej në Euro 2024.

Tekniku tregoi emocionet për detyrën e re në konfencën për shtyp.

“Ka shumë ngjashmëri me atdheun tim, Portugalinë, e të jem në Stamboll është domethënëse për mua. Është një qytet fantastik, e Turqia gjithasthu, e kjo ishte një nga arsyet kryesore që pranova të firmosja. Kam shumë dëshirë dhe i vendosur që të bëjë gjëra të mira te Beshiktashi.”

Santos ka qenë edhe në stolin e Portugalisë, por u largua pas humbjes në Katar 2022 nga Maroku. Me luzitanët ai fitoi Euro 2016.

Santos, i cili ka drejtuar më parë edhe Porton, Sportingun, Benfikën dhe Greqinë, do të zëvendësojë Riza Calimbay te bardhezinjtë.

Presidenti i Besiktas, Hasan Arat tha se tifozët e klubit janë të paduruar për ditë të lavdishme. Skuadra nga Stambolli gjendet në vendin e gjashtë me 29 pikë nga 18 ndeshje në Superligën turke.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article