Një 61-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga lartësia në QSUT, njofton Policia e Tiranës. Kjo e fundit bën të ditur se shtetasi L.H, banues në Burrel, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet nëse 61-vjeçari ishte ose jo pacient në QSUT.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.08.2024, në QSUT, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë, shtetasi L. H., 61 vjeç, banues në Burrel, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb