Deputeti i Partisë Demokratike Asllan Dogjani, në studion e “Opinion” në News24, ka komentuar zgjedhjet në Shtetet e bashkuara dhe fitoren e Donald Trump.
Ai u shpreh se fitorja e presidentit të zgjedhur ishte e pritshme, ndërsa renditi edhe arsyet se përse sipas tij amerikanët kanë zgjedhur atë përballë Kamala Harris.
Dogjani tha se qytetarët amerikanë votuan pro familjes, zgjedhjeve ekonomike të premtuara nga Trump si dhe për premtimet e tij për t’i dhënë fund luftërave, në një kohë që konfliktet e armatosura vijojnë dhe u marrin jetën banorëve të zonave respektive.
“E prisja fitoren e Trump. Populli amerikan ishin të bindur për fitoren e Trump, pavarësisht se makineria e propagandës, tregonte për një garë të ngushtë. Amerikanët votuan për familjen, në disa shtete nëpërmjet ligjeve është pothuajse familja e deformuar. Një ligj në Kaliforni, nëse një fëmijë 12 vjeç pretendon se ndjehet në gjini të ndryshme, i jepen hormone edhe pa miratimin e familjes.
Votuan për ekonominë, pavarësisht bindjeve politike, në plan të parë kanë ekonominë.
E treta është vota e marrë për ndalimin e luftës, që sot po i merr jetën shumë personave”, tha ai.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb