U godit nga dera e automjetit, përfundon në spital 40-vjeçari/ Arrestohet i riu, policia zbardh detajet nga sherri

2 hours ago 24

Një 33-vjeçar u arrestua nga policia me akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje”. Ai dyshohet se pas një konflikti ka goditur me derën e automjetit një 40-vjeçar, i cili ka pësuar dëmtime të rënda.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lekaj në Kavajë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin E. T., 33 vjeç, banues në fshatin Lekaj, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Lekaj, dyshohet se është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin B. Xh., 40 vjeç, banues në Spille dhe më pas e ka dëmtuar rëndë atë duke e goditur me derën e automjetit.

Shtetasi B. Xh. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje””, njoftoi Policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article