Një zjarr ka rënë mesditëm e sotme mes disa pallatesh në ndërtim në lagjen nr 1 në hyrje të qytetit të Sarandës. Me të marrë njoftimin, ka shkuar në vend shërbimi zjarrfikës. Sipas tyre, zjarri kishte rënë në disa shkurre afër 2 objekteve një katëshe në ndërtim. Nga zjarri rrezikoheshin banesat përreth.
U ndërhy me 3 makina dhe 6 zjarrfikës, duke mos lejuar përhapjen e zjarrit. Nga flakët u dogj një barakë e ndodhur aty dhe një pemë pishe.
Dyshohet se kemi të bëjmë me zjarr të qëllimshëm, por flakët mund t‘i ketë shkaktuar edhe nxehtësia e madhe.
Policia është në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb