Sistemet e komunikimit në Gaza tashmë janë jashtë funksionit.
Gjatë pasdites së sotme u raportua për probleme në linjat telefonike dhe të internetit.
Kompanitë kryesore palestineze që mbulojnë shërbimet në zonat e sulmuara, njoftuan për situatën, duke shtuar se veprimet janë shkaktuar nga Izraeli.
“Ndërprerja është rezultat i agresionit të vazhdueshëm nga Izraeli”, njoftuan ata.
Kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, pasi më parë autoritetet izraelite kanë bllokuar sistemin e komunikimit.
Kjo ka ardhur për shkak të tentativës së IDF-së për të eliminuar komunikimin e popullit palestinez në Gaza me botën e jashtme.
Top Channel