Bilanci i Shqipërisë me rivalet e Euro24

10 months ago 13
16:05 01/12/2023

Humbjet më të shumta me Gjermaninë e Spanjën

Edhe pak orë nga shorti i finaleve të Europianit, Shqipëria shpreson të favorizohet në rrotullimin e goglave për të patur fat dhe të mbajë larg skuadrat e forta të vazove të tjera. Asgjë nuk është e sigurtë deri tani, dhe kuqezinjtë do të nisin të bëjnë përgatitje madje edhe llogaritë pas shortit që do të mbahet në Hamburg dhe do të transmetohet live në Tv Klan këtë të shtunë duke nisur nga ora 18:00.

Në një bilanc të përballjeve me kombëtaret e kualifikuara për në finale, kuqezinjtë janë skuadra më pak favorite me një bilanc negativ në ndeshjet për kualifikueset e Europianit apo Botërorit.

Kombëtarja me të cilën jemi përballur më shpesh dhe që kemi pësuar më shumë është ajo gjermane. 14 ndeshje, nga të cilat vetëm një brazim dhe 13 humbje me 38 gola të pësuar.

Në vend të dytë vjen Spanja që në 9 ndeshje i kemi të gjitha humbje. Gjithashtu edhe me 34 gola të pësuar.

Franca është kombëtarja e tretë me të cilën jemi ndeshur më shumë dhe po ashtu kemi bilanc negative me 7 humbje, 1 barazim dhe vetëm 1 fitore.

Më pas ndjekin Anglia, Portugalia, Serbia dhe Zvicra.

Por kësaj here, pritshmëritë janë që situata të jetë ndryshe. Kombëtarja ka ngritur nivelin e saj të lojës, pretendimeve dhe në Gjermani dëshiron të shkojë jo vetëm për të marrë pjesë.

Për këtë arsye, menjëherë pas përfundimit të shortit dhe përcaktimit të grupit, do të vendoset se në cilin hotel do të qëndrojë përfaqësuesja.

Gjithashtu stafi teknik do të planifikojë edhe një grumbullim disa ditor para nisjes së finaleve të Euro 2024.

Ndeshjet e Kombëtares në Gjermani dhe jo vetëm do të transmetohen në Tv Klan, pa pagesë për territorin brenda Shqipërisë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article