Binjakët autentikë përballen me sfida në kampin Rafah

10 months ago 45
11:59 14/12/2023

Moti i keq po i përkeqëson kushtet për qindra mijëra familje që flenë në tenda të improvizuara

Jetët e binjakëve 15-vjeçarë Sujood dhe Mutasem Abu Abed kanë ndryshuar që kur u detyruan të largoheshin nga shtëpia e tyre gjatë luftës në Gaza.

Binjakët janë diagnostikuar me autizëm dhe lufta e ka vështirësuar më shumë jetën e tyre.

“Dy fëmijët e mi janë autikë dhe janë mësuar që babai i tyre t’u sjellë gjithçka që duan. Tani për tani, neve na është shkëputur gjithçka. Ata janë gjithmonë të uritur, gjithmonë duan bukë. Ata kanë nevojë për ujë gjatë gjithë kohës. Sfida më e madhe është tualeti pasi në këtë çadër nuk ka.”

Gjetja e ilaçeve për fëmijët e saj është gjithashtu e vështirë tani dhe zhurma e bombardimeve izraelite po kthehet në një mankth për binjakët.

“Ilaçet e fëmijëve kanë mbaruar dhe gjetja e tyre ka qenë e vështirë dhe nëse nuk i marrin, shëndeti i tyre mund të përkeqësohet.Kur dëgjojnë zhurmën e bombardimeve, bërtasin dhe ndonjëherë u merren mendtë. Ata janë mësuar të jetojnë në një mjedis komod për shkak të gjëndjes shëndetësore që kanë.”

E vetmja gjë që kërkojnë të zhvendosurit nga bombardimet izraelite është vetëm një armëpushim që do t’ju mundësonte atyre më shumë akses në ushqime, ilaçe dhe ujë të pijshëm.

“Dëshiroj që lufta të përfundojë dhe të shohim nëse shtëpia jonë është shkatërruar apo është ende në këmbë, fëmijët e mi kanë vuajtur, nuk është e drejtë. Këta fëmijë kanë jetuar pesë luftëra. Nga dita e lindjes e deri më sot, pesë luftëra. Çfarë  kanë ditur përveç luftës asgjë. Ku duhet të shkojmë ne? A do të jetë kjo hera e fundit? Kjo luftë ka vazhduar shumë, shumë gjatë.”

Moti i keq po i përkeqëson kushtet për qindra mijëra familje që flenë në tenda të improvizuara. Shumica dërrmuese e 2.3 milionë banorëve të Gazës tashmë janë të pastrehë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article