“Bisha është plakur”/ Shkëlzen Berisha dhe avokati Gjokutaj sulmojnë Artan Simonin: Është caktuar nga Rama

1 year ago 24

Mbrojtja e Sali Berishës dhe djali i ish-kryeministrit Shkëlzen Berisha, kanë sulmuar avokatin e përcaktuar nga shteti Artan Simoni, i cili do të jetë përfaqësuesi i ish-kryeministrit në GJKKO, pasi Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi u larguan nga seanca.

Në një reagim në rrjetet sociale ku ka ripostuar shkrimin e Artan Simonit për Sali Berishën, Shkëlzen Berisha thotë më ironi se në vend të tij duhet të ishte caktuar Taulant Balla, pasi njeh dosjen.

Ky është “avokati” që gjykatësja që shkeli kushtetutën ka caktuar për të mbrojtur Sali Berishën! Do i kisha sugjeruar më mirë Taulant Ballën se njeh dhe dosjen!”-shkruan Shkëlzen Berisha.

Avokati Gjokutaj thotë se Simoni është caktuar nga GJKKO dhe Rama.

Ky është avokati i caktuar nga GjKKO dhe Rama për Berishën”– shkruan Gjokutaj mbi shkrimin e Simonit të publikuar dy ditë më parë.

“Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha s’mundet më. Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar t’a çukasin. Ku gaboi bisha?!”- ishte postimi i Simonit që qartazi i referohet Berishës.

Top Channel

Read Entire Article