BKH zbarkon drejt Gjirit të Lalzit për kontrollin e vilës së Metës dhe Monikës/ Ja pse u zgjodh masë më e lehtë për Monika Kryemadhin (DETAJE)

6 hours ago 23
Kreytari i partise se Lirise, Ilir Meta duke folur per gazetaret pasi ka dale nga ambientet e SPAK. Ai u pyet per mbi 3 ore, ndersa u shpreh se e shihte kerkesen per paraqitje si te pakuptimte./r/n/r/nThe leader of the Freedom Party, Ilir Meta speaking to journalists after leaving the premises of SPAK. He was questioned for over 3 hours, while he stated that he saw the request for appearance as meaningless.

Ish-Presidenti Ilir Meta ka qenë në Kosovë para se të arrestohej nga SPAK këtë të hënë. Sapo agjentët e BKH-së kanë marrë sinjalizimin që ka hyrë në Shqipëri kanë nisur operacionin për kapjen e tij. Kur është afruar në Tiranë, atë e kanë ndaluar në zonën e Kthesës së Kamzës.

Ndërsa ish-bashkëshortes së tij i është komunikuar masa detyrim paraqitjeje. Kjo për faktin se Monika Kryemadhi është ende deputete. Kjo zgjedhje e SPAK është bërë për të mos dekonspiruar operacionin pasi për masën detyrim paraqitjeje nuk është i nevojshëm autorizimi i Kuvendit.

Sipas të njëjtave burime agjentët e BKH janë drejtuar në Gjirin e Lalëzit për kontrollin e banesës së Metës dhe Kryemadhit atje, por jo vetëm./ tvklan

Read Entire Article